Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i freskët dhe me ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve.
IHK bën të ditur se parashihen riga shiu të përcjella me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.