Sot hyrja falas në muze

nga Xh M

Shkup, 18 maj – “Muzetë për edukim dhe hulumtim” është motoja me të cilën sot do të shënohet 18 maji – Dita Ndërkombëtare e muzeve, datë të cilën institucionet e muzeve në mbarë botën e shënojnë me aktivitete të ndryshme që nga viti 1977.

Në këtë ditë, siç njofton Ministria e Kulturës, muzetë në vend tradicionalisht ofrojnë hyrje falas për vizitorët të cilët mund të shohin ekspozitat aktuale dhe të njihen me pasurinë kulturore lëvizëse.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve festohet tradicionalisht çdo vit më 18 maj për të promovuar rëndësinë e institucioneve të muzeve në shoqërinë moderne. Dita kushtuar muzeve është vendosur nga Këshilli ndërkombëtar i muzeve – ICOM me seli në Paris.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More