Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit Jeton Aliji!

Sot në vendlindjen e tij në fshatin Sërmnovë, do t’i jepet jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe aktivistit të shquar, Jeton Aliji i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 3 qershorit në Hamburg të Gjermanisë, atje ku jetonte dhe vepronte për gati 6 vite, njofton Gostivari Sot

Nga Këshilli Organizativ dhe familja Aliji, njoftuan opinionin që varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pasdite me namazin e Iqindisë në varrezat e fshatit Sërmnovë.

“Të nderuar familjar, dashamir, miq, shokë dhe të njohur të Jeton Alijit me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet më 08.06.2021 me kohën e Iqindisë në varrezat e fshatit Sërmnovë. Ngushëllimet priten në Sërmnovë. Lamtumirë Jeton. Pusho i qetë. Zoti të mëshiroft”, qëndron në njoftim.

Pasi Jeton Aliju dha kontributin e tij për pesë vite në administratën e komunës së Gostivarit, të hënën më 14 Qershor pritet të mbahet mbledhje komemorative në mjediset e objektit të komunës në nder të jetës dhe veprës së tij.

Jeton Aliji ka lindur në Sermnovë më 21 dhjetor të vitit 1981 ku dhe ndoqi mësimet e shkollës fillore. I dalluar që në bankat e fillores, Aliji vijoi të ndjek ëndrrrat e jetës. Shkollën e mesme e ndoqi në Gostivar për të vijuar studimet në Universitetin e Evropës Juglindore – UEJL Tetovë, ku dhe mbaroi në drejtimin e Shkencave të Komunikimit dhe Mediave.

Jeton Aliji rrjedh nga një familje bujare e Malësisë së Gostivarit dhe trashëgoi emrin e madh të babait të tij, doajenit të muzikës burimore shqiptare të Malësisë së Gostivarit, Azis Aliu.

Karriere e Jeton Alijit ishte e jashtëzakonshme dhe e bujshme. Që se ishte stundet, u angazhua në sektorin e IT të Universitetit.

Në çdo lëmi që u angazhua la rezultate dhe suksese pafund. Pas diplomimit, për dy vite punoi në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), si përkthyes ekselant i gjuhës angleze. Ai zotëronte rrjedhshëm mbi pesë gjuhë të ndryshme duke përfshirë anglishtën, gjermanishtë dhe gjuhën frenge.

Nga viti 2009 deri në vitin 2014, u angazhua në sektorin për marrëdhënie e publikun në Komunën e Gostivarit, për të vijuar pastaj nga vitit 2014 deri në vitin 2016 në kompaninë “Ecolog International”, në Maqedoninë e Veriut, Irak dhe Afrikën Qendrore, duke dhënë kontribut si koordinator dhe asistent i burimeve njerëzore, njofton Gostivari Sot

Ishte viti 2016 që Jetoni tregoi një anë tjetër të talentit të tij, fotografinë. Një pasion që Jetonin e ngriti në piedestal me fotografistë të shquar të Evropës dhe me gjërë. Fotoaparati e nxorri në sipërfaqe si një talent të lindur duke lënë gjurmë me fotografitë e tij që kaluan kufijtë e trojeve shqiptare dhe duke u vlerësuar nga revista prestigjioze ku shpesh pushtoi vendet e para.

Duke ndjekur ëndrrat e jetës, Jetoni bashkë me familjen në vitin 2016 migroi në Hamburg të Gjermanisë. Sa ishte atje, ai punoi për kompani të ndryshme si Bibo GmbH, Kudex GmbH, DHL dhe si Scheduler në M3 Logistics.

Publiku e mban edhe për punën e tij në mediat e qytetit të Gostivarit si një prezantues shumë i suksesshëm. Aliji ka punuar fillimisht në Tv2 dhe pastaj në Tv Globi.

Jetoni asnjëherrë nuk e harroi vendin e origjinës ndërsa një kontribut të jashtëzakonshëm kadh dhënë edhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve në diasporë. I ndjeri la pas vetës dy fëmijë, bashkëshorten dhe nënën e tij. Gostivari Sot

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26 vjeçar te i cili janë gjetur 44 pako me marihuanë

Dafina Vidishiqi

188 shoferë të sanksionuar për parakalim të parregullt, 1/3 nga Tetova

Zekirija Haxhiu

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Dafina Vidishiqi

Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

Dafina Vidishiqi

Arrestohen tetë persona, ndërpritet ahengu shtëpiak në Shkup

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...