Sot Maqedonia e Veriut feston 30-vjetorin e pavarësisë

Shkup, 8 shtator – Punëtorët shëndetësorë, atletët, zjarrfikësit, policët dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, skautët, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqëritë kulturore dhe artistike do të defilojnë sot në qendër të kryeqytetit me rastin e 30 vjetëve të pavarësisë së shtetit.

 

Festa qendrore do të hapet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke filluar nga ora 17:30 dhe do të fillojë me shfaqjen e veprës “Simfonia për Filarmoninë”, vepër e kompozitorit Zhivoin Glisiç, pas çka pëson defileja.

Sipas protokollit, pjesa zyrtare e manifestimit do të nis në orën 18:30 me intonimin e himnit të Maqedonisë së Veriut nga Orkestra Ushtarake, më pastaj vijojnë fjalimet e zyrtarëve shtetërorë. Fjalim do të mbajë presidenti i vendit Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Zoran Zaev.

Pas fjalimit të kryeministrit, pra në orën 19:30 pritet të nis pjesa muzikore, fillimisht me interpretimin e një kënge të aranzhuar posaçërisht për këtë rast, pas çka do të vazhdojë programi me pjesë muzikore nga solistë të famshëm të cilët së bashku me Filarmoninë Kombëtare do të interpretojnë disa këngë zbavitëse.

Përveç, zyrtarëve dhe mediumeve, në manifestim do të marrin pjesë edhe 1000 qytetarë të akredituar, të cilët posedojnë certifikatë të vaksinimit.

Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 30-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli shtetin të pavarur dhe sovran.

Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”

Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991. Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Related posts

Deklaratë e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska (drejtpërdrejtë)

N E

Presidenti Radev: Nga Maqedonia e Veriut varet nëse do të hiqet bllokimi

R Zh

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com