Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Bruksel, 22 qershor – Sot mbahet Këshilli për çështje të përgjithshme të BE-së në të cilin Ministrat për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së do të vendosin për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por sinjalet nga Sofja nuk japin shumë hapësirë ​​për shpresë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Portugalia, e cila kryeson takimin e sotëm, nuk po heq dorë nga një vendim pozitiv, sipas diplomatëve të tyre në Bruksel. Kontaktet diplomatike midis Lisbonës dhe Sofjes janë intensifikuar në javët e fundit, ndërsa Portugalia ka paraqitur edhe propozim konkret për të dy palët, i cili duhet të shërbejë si një zgjidhje kompromisi për Bullgarinë për ta hequr bllokadën e saj.

Përkundër optimizmit portugez, pala maqedonase mbetet e përmbajtur. Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron t’i rrisë pritjet e qytetarëve për të shmangur zhgënjim të ri.

Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria, janë duke pritur fillimin zyrtar të këtyre negociatave me BE-në nga viti 2018, për të cilat të dy vendet tani i kanë përmbushur të gjitha kushtet, ndërsa është futur edhe një metodologji e re negociatash në BE, me kërkesë të Francës.

Skenarët për shkëputjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë vazhdojnë të qarkullojnë në qarqet diplomatike në Bruksel, megjithëse një shumicë e vendeve anëtare të BE-së dhe udhëheqësve kanë thënë që ata e kundërshtojnë këtë opsion. Mbetet, megjithatë, që Tirana, ndryshe nga viti i kaluar, tani plotëson kushtet për fillimin e negociatave dhe ka mbështetjen edhe të vendeve më të përmbajtura.

Debat të ashpra priten sot midis ministrave të çështjeve evropiane në Luksemburg, ku po mbahet ky Këshill për çështje të përgjithshme.

Portugalia ka mbështetjen e plotë të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për propozimin e paraqitur për ta kapërcyer bllokadën e Bullgarisë, mbetet që Sofja të vendosë nëse do të përdorë përsëri veton, megjithë kritikat e shumta nga vendet e tjera anëtare se kjo veto nuk është parimore, por që përsëri bllokimi i Maqedonisë së Veriut i dërgon një mesazh negativ vendit, si dhe gjithë rajonit, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale.

Kreu i shtetit maqedonas ka garantuar vazhdimisht se gjuha dhe identiteti nuk do të flijohen për fillimin e negociatave me BE-në.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...