Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sot mbahet seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt mbahet sot me fillim në orën 15:00, ka bërë të ditur Gjykata Speciale në Hagë.

Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020.

Ajo mbështetet në dyshimin se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.

Gucati dhe Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...