Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sot mbahet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Seanca fillestare për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, do të mbahet sot, njofton Insajderi.

Kështu ka për të ditur avokati Musa Damati, i cili në këtë rast mbron të akuzuarën Silvana Arsoviq.

Kjo seancë e cila është shtyrë për të dytën herë, pritet të fillojë në orën 09:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Është caktuar data për vazhdimin e procesit penal gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, seanca fillestare është caktuar të mbahet për datën 5 Shkurt 2021 pranë Departamentit Special në krimet e rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, tha Damati për KP.

Avokati Damati ka treguar se deri më tani në këtë proces janë ngritur tri aktakuza.

“Për këtë rast penal shqyrtimi ka filluar në dhjetor të vitit 2019 me ngritjen e aktakuzës së parë, ndërsa deri tash në këtë proces gjyqësor janë ngritur tri aktakuza, duke u plotësuar dhe ndryshuar ato vazhdimisht nga organi i akuzës”, tha Damati, duke shtuar se është e papranueshme shtyrja e vazhdueshme e seancave në mungesë të përmbushjes së detyrimeve ligjore për të siguruar një gjykim të drejtë brenda afateve të arsyeshme kohore.

Postime të ngjashme

Kjo është gjendja e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

D V

Hajdari: Jetësimi i reciprocitetit ndaj Serbisë kërkon organizim të mirë

D V

Zjarret në Kosovë, policia del në terren me topa uji – paralajmëron zjarrvënësit se do të përballen me organet e drejtësisë

D V

Albin Kurti pret ekipin e xhudos në aeroportin “Adem Jashari”

D V

IKSHPK: 48 raste të reja me COVID-19

D V

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...