Kosovë

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ja cilat janë pikat e rendit të ditës

Zhurnal Ads

Sot nga ora 14:30 pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës, përmes një komunikate për medie, duke sqaruar për pikat që do të trajohen gjatë këtij takimi.

Po ashtu, kryesia do të bëj përgatitjet për senacën e re, në mesin e të cilave pritet të jetë edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

IV. Përgatitjet për Seancën e re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,

5. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

7. Propozimet e (4) katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushëveprimtarive të tyre,

8. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Njoftim lidhur me qasjen e mediave

Të gjitha mediat e akredituara mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media.

Vendi: Oborri i Kuvendit (hyrja kah sheshi)

/Express/

Postime të ngjashme

Sulmi në Vjenë i mobilizon institucionet e Kosovës

T E

MPJ refuzon kërkesën e Vuçiqit për vizitë në Kosovë: Ofendim më shumë se provokim

D XH

Eksperti amerikan thotë se kosovarët ishin viktimë e gjenocidit, në SHBA duhej njohje reciproke

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...