Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, shi dhe shkarkime rrufesh.
IHK njofton se në disa zona të izoluara për shkak të zhvillimeve të mëdha të vranësirave konvektive, ekziston rrezik për reshje të breshrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.