Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sot “Monstra” vazhdon me dëshmitarët e mbrojtjes

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Mbrojtja e të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës në muajin prill të vitit 2012, në seancën e sotme do t’i prezantojë dëshmitarët e vet.

Lënda gjyqësore “Monstra” është në fazë të procedurës dëshmuese. Në seancën e fundit dëshmuan nëpunës të ndryshëm policorë si nga Teknika e krimit, ashtu edhe Sektori për bastisje, gjegjësisht nga Qendra për raportim dhe komandim të MPB-së. Gjëja e përbashkët e të gjithë këtyre dëshmitarëve ishte se nuk kujtojnë mirë në ngjarjen, për arsye se kanë kaluar shumë vite.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës me burg të përjetshëm u dënuan Samir Luta, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 shfuqizoi aktvendimet dhe rastin e ktheu në rigjykim.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon dyshja gjyqësore Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zaev-Jakimoviq: E avancojmë miqësinë të përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane

E.E.

Ministri Shaqiri priti në takim ambasadorin sllovak, Markush: Diskutohet përvoja e digjitalizimit

E.E.

Qeveria vendos: Maskat të obligueshme në ambiente të hapura…

E.E.

SPB Tetovë me kontrolle për vendosje të paligjshme të “flesherëve” në makina

E.E.

Viktimat e përgjimeve të paligjshme, në pritje të drejtësisë

D J

Parashikimi i motit

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...