Agjencia Zhurnal.mk

Sot në Çair në ora 19:00 mbahet protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Shkup, 6 gusht – Zhurnal.mk – Sot nga ora 19:00, me lokacion tek Parku i Çairit, pritet të fillojë protesta e paralajmëruar kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, informon Zhurnal.

Qytetarët edhe ashtu deri më sot kanë qenë të revoltuar me faturat e larta “paushalle” për rrymën elektrike, fatura të cilat kanë arritur madje deri më 12000, 15000, 18000 denarë, ndërsa tani pas shtrenjtimit të rrymës, këto shifra pritet të jenë edhe më të larta. Ka patur raste kur një qytetar nuk ka qenë fare në shtëpi për 3 muaj (ka qenë jashtë vendit) ndërsa faturat i kanë arritur nga 7000 denarë.

Gjendja ekonomike në Maqedoni nuk i lejon luksin qytetarit të paguajë fatura aq të larta. Sipas këtyre shifrave, një qytetar duhet të punojë tërë muajin vetëm për të paguar faturën e rrymës elektrike.

Veçanërisht kur tani në gjendje epidemie dhe gjendje krize, më i prekur se të gjithë është vet populli, sidomos i shtresës së mesme dhe të ulët. Shumë qytetarë kanë llogari të bllokuara përshkak se nuk kanë arritur për të paguar faturat e rrymës. Jo nga qejfi por nga pamundësia.

Në vendet e ndryshme të Europës, shumë shtete kanë bërë lehtësime për qytetarët e tyre veçanërisht në pagesën e faturave dhe ulje në çmimin e rrymës elektrike, në Maqedoni ndodhë e kundërta. Si duket këto institucione nuk ngopen dhe kërkojnë të marin edhe denarin e fundit nga qytetarët dhe ky popull i gjorë.

Nga organizatorët e protestës bëjnë apel që të gjithë të kenë kujdes kur të vijnë në protestë. Kërkohet të shkohet me maskë mbrojtëse, të mbahet distanca sociale.

Protesta do të fillojë tek parku i Çairit ndërsa do të vazhdojë drejt Qeverisë ku dhe do të lexohen kërkesat e qytetarëve.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...