Maqedoni

Sot në Kuvend votohen zv.ministrat

Zhurnal Ads

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 13-të, në rend dite të së cilës është propozimi për emërimin e zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ndërsa Agim Nuhiu është propozuar për zëvendësministër të Drejtësisë.

Ilhan Rahman është propozuar si zëvendës i ministrit, që e udhëheq Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaki si zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Në Ministrinë e Financave, zëvendës i ministrit Fatmir Besimi duhet të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë është propozuar Zoran Manevski. Në dikasterin e bujqësisë është propozuar Trajan Dimkovski, i cili më parë mbante postin ministror në të njëjtën Ministri.

Doktor, Ilir Hasani është propozimi për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë. Arafat Shabani është emëruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Husein në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Zoran Dimitrovski në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska.

Propozimin me zëvendësministrat në Parlament, Qeveria e paraqit të premten.

Postime të ngjashme

Dr. Beqarovski: Më 11 Tetor mund të festojmë fitoren ndaj Covid 19

T E

Sot shënohet 11 Tetori, dita e kryengritjes popullore të popullit maqedonas

Z H

5 të vdekur dhe 142 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...