Sot në Shkup do të mbahet Konferenca “Gratë në politikën e jashtme”

Shkup, 14 shtator – Konferencë dyditëshe “Gratë në politikën e jashtme” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në nismë të zëvendësministres së Punëve të Jashtme Fatmire Isaki, ndërsa nën udhëheqësi të zonjës së parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska.

 

Siç kumtoi MPJ, në fokus të konferencës do të jetë përparimi i pozitës së grave si në politikën e jashtme, ashtu edhe në të gjitha proceset tjera të sjelljes së vendimeve në shtet.

Në konferencë, fjalim hyrës do të mbajë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Në forumin dyditësh, sipas organizatorëve, është parashikuar të mbajnë fjalime edhe kryeministri Zoran Zaev, ish sekretarja shtetërore e SHBA-së Medlin Olbrajt, euroambasadori në vend, Dejvid Gir, shefja e diplomacisë suedeze An Linde, Klemens Koja, shefi i Misionit të OSBE-së në vend, ambasadorja e SHBA-së në vend Kejt Mari Bërnz, ambasadorja britanike Rejçell Galovej…

Konferenca do të shërbejë si platformë për këmbim të mendimeve ndërmjet politikanëve të shquar dhe diplomatëve nga rajoni dhe gratë ambasadore, pjesëmarrës nga vendet tjera evropiane dhe jashtë evropiane, pjesëmarrës nga organizatat rajonale dhe ndërkombëtare si KB, BE, NATO, Këshilli i Evropës, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, konsuj nderi, figura me renome nga akademia, biznesi, mediumet, shoqëria civile dhe organizatat rinore, shtohet në kumtesën e MPJ-së.

Related posts

Zbulohen lëndë narkotike në Gostivar, arrestohen dy persona

Lea Muslija

Editorial: Themelimi i partisë së re nga Cërvenkovski, bie qeveria “Zaev2”!

R Zh

Regjistrimi në Ohër në rrezik, nga 214 regjistrues janë paraqitur vetëm 80

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com