Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Sot në Shkup shënohet Dita e Evropës

Shkup, 8 maj, Zhurnal.mk – Lëvizja Evropiane në RMV që vepron në kuadër të Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare në Bruksel, për të shënuar Ditën e Evropës, 9 majin, organizon marshin tradicional në Vodno nesër 08.05.2021 me fillim në ora 09:00.

Fillimi i marshit është caktuar para Shtëpisë Evropiane (Europe House) me një pjesë festive kur përfaqësues të Lëvizjes Evropiane dhe të Delegacionit të BE-së do të këmbejnë flamurin e Maqedonisë dhe të Evropës.

Ndërsa personave që do të marrin pjesë në marsh si dhe qytetarëve të interesuar do t’u jepen flamuj të vogël të BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

E rëndësishme për t’u potencuar është se gjatë marshi duhet të respektohen masat dhe protokollet kundër përhapjes së coronavirusi.

Pse festohet Ditën e Evropës?

Dita e Evropës është ditë ceremoniale, që shënohet më 9 maj të çdo viti, nga Bashkimi Evropian (BE), në njohje të paqes, prosperitetit dhe unitetit të arritur brenda Evropës, që nga formimi i kësaj organizate.

Kjo ditë, në vendet anëtare, shënohet duke vendosur flamurin e Evropës. Ndërsa nga ky vit, pos shënimit të ditës, 9 maji është bërë festë zyrtare dhe ditë pushimi në Luksemburg.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...