Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sot nis vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç.

Vaksinimi do të bëhet në të gjitha komunat ku deri më tash është shpërndarë vaksina dhe kryhet në qendrat kryesore të mjekësisë familjare me përjashtim të Prishtinës, ku ky proces po bëhet në sallën “1 Tetori”.

Sipas MSH-së, për grup-moshën 80-84 vjeç, vaksinimi nis më 11 prill 2021.

Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në adresën ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

Kosova deri më tash ka siguruar 24 mijë doza të vaksinës për COVID-19 përmes programit COVAX. \ Ksp

Postime të ngjashme

Arben Vitia: “Negociatat me kompanitë prodhuese po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur” arrijnë në maj

N E

Kosovës i ngelin vetëm edhe 7868 vaksina

N E

Kosova lehtëson pjesërisht masata kufizuese

N E

Glauk Konjufca: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë

N E

Ministria e Shëndetësisë janë vaksinuar 16.132 persona të moshave 75-79 vjeç

N E

Albin Kurti: “Prilli – muaji i masakrave dhe i kujtimit”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...