Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Sot një vit nga tërmeti shkatërrues, që u mori jetën 51 personave

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar la pasoja të rënda në rrethin e Durrësit, vend ku ishte edhe epiqendra e lëkundjeve sizmike 6.4 ballë të shkallës “Rihter”.

Edhe pse sot mbushet plot një vit nga tërmeti tragjik, ku mbi të gjitha humbën jetën 51 persona, Durrësi dhe rrethinat po vuajnë ende pasojat që ai la pas.

Pavarësisht përpjekjeve nga ana e autoriteteve vendore dhe atyre qendrore, mijëra familje vijojnë të mbeten të pastreha dhe qëndrojnë në banesa me qira ose te të afërmit e tyre. Sipas grupeve të verifikimit, të cilat kanë bërë një bilanc paraprak, flitet për afro 9700 objekte të klasifikuara në shkallën e dëmtimit DS1- DS2-DS3, të cilat po riparohen, ndërsa 1024 të tjera janë vlerësuar për t’u shembur.

Vetëm në qytetin e Durrësit u shënuan 23 viktima, ku tragjedia më e madhe ishte në familjen Lala, ku rrënojat zunë poshtë 9 anëtarët e familjes, nga të cilët tetë nuk arritën të nxirreshin të gjallë, por fatmirësisht shpëtoi nga grupet e shpëtimit djali 19-vjeçar. Prokuroria ka mbyllur hetimet për ndërtimet që shënuan viktima duke dërguar dosjen për gjykim me 16 të pandehur, ndërsa vijojnë hetimet për objektet e tjera në të cilat nuk pati pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.

RINDËRTIMI

Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, puna për procesin e rindërtimit duket se ka hyrë në një fazë të re. Banesat me dëmtime të lehta dhe mesatare janë duke u rikonstruktuar njëra pas tjetrës dhe banorët e tyre deri në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm do të jenë futur të gjithë brenda. Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, duke bërë një bilanc të punës për rindërtimin, shprehet se 9700 familje gjithsej kanë marrë grantin e rikonstruksionit, lekët kesh dhe shumica e tyre i kanë përfunduar punimet. Një program tjetër i rëndësishëm që lidhet me fazën e rindërtimit është ai për ndërtimin nga e para të objekteve që janë vlerësuar për t’u shembur. Sako thotë se janë 1024 banesa të tilla, shumica e të cilave janë në Manëz dhe Ishëm, ku një pjesë e tyre kanë filluar nga puna.

PROBLEMI ME PALLATET

Faza më e vështirë e procesit pritet të jenë pallatet e klasifikuara me dëmtim DS4. Janë 123 pallate të tillë nga 6-12 kate, për të cilët pas ekspertizave të thelluara, po hartohen projekte të detajuara për mënyrën e ndërhyrjes për riforcimin e tyre. Në programin e rindërtimit nga e para përfshihet edhe rindërtimi i pallateve në të njëjtin truall. Këtu përfshihen 30 pallate të tilla, ku në 2 prej tyre punimet kanë nisur dhe pas 6 muajsh ato do të jenë gati. Ndërkohë, janë 31 objekte arsimore gjithsej, 24 nga të cilat po ndërtohen të reja dhe 7 do të rikonstruktohen. Bashkia ka përfituar një fond për hartimin e projekteve nga qeveria, dhe sapo këto të bëhen gati, do të jepet fondi për riforcimin e tyre. Në lidhje me familjet që trajtohen me bonus qiraje, atë e kanë përfituar fillimisht 4800 familje. Në këtë moment 600 familje janë hequr nga skema duke qenë se janë rikthyer në shtëpitë e tyre dhe dalëngadalë shifra do të ulet më tej sapo familje të tjera të rikthehen pas rikonstruksionit të banesave të tyre.

Postime të ngjashme

Rama poston videon e veçantë nga karnavalet e Korçës

Bekim Laçi

Shembja e Teatrit, nis seanca e tretë në “Kushtetuese”

Bekim Laçi

Ndërtimet e paligjshme në bregdet/ Disa të arrestuar dhe të shpallur në kërkim në Himarë

Bekim Laçi

Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, rritje me mbi 700 milionë lekë

Bekim Laçi

Vaksinimi, 42,781 vaksinime deri tani për arsimtarët, mbi 25 mijë me dy doza

Bekim Laçi

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...