Shkup, 25 korrik – Sot pa ujë do të mbetet një pjesë e banorëve të Çairit. Për shkak të defektit rrugor F-6/4 në rrugën “Ferid Zairi” 64, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë konsumatorët e rrugës së njëjtë dhe një pjesë e rrugës “Vëllezërit Rexhepagiq”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në përfundimin e sanimit të defektit.