Maqedoni

Sot para deputetëve ligje nga arsimi dhe borxhi nga BB për përballje me Kovid-19

Zhurnal Ads

Shkup, 6 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 15-të në të cilën në rend dite është Propozim ligji për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bankën Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për përballje urgjente me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, me procedurë të shkurtër.

Në seancë janë edhe ligje nga sfera e arsimit: Propozim ligji për emërime dhe plotësime të Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsim të kuadrit arsimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe plotësimet e ligjeve për standardin studentor dhe për standardin e nxënësve, të gjitha në procedurë të shkurtër.

Deputetët duhet të debatojnë edhe për Propozim ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe ndryshimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje të informatorëve dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për taksat gjyqësore, për autokampe dhe për patinazhe, në lexim të parë.

Kuvendi duhet të deklarohet edhe për Propozim – vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes nga migrimi ilegal dhe mbrojtja e shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin KOVID-29 dhe parandalimin e përhapjes së tij dhe për rrezik të lartë dhe vëllim të rritur në hyrje dhe transitim të emigrantëve përgjatë territorit të shtetit.

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE: Filipçe duhet të jep dorëheqje

XH,I

VMRO i drejtohet ministrit Osmani: Çështjet serioze nacionale dhe shtetërore nuk zgjidhen me telefon

T E

“Lidhja ndërkombëtare” u anulua për herë të tretë, Boki-13 në shërim spitalor

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...