Sot përcaktohen dy kombëtaret tjera gjysmëfinaliste në Euro 2020 – vëmendja në Olimpico

Dy skuadrat e para gjysmëfinaliste janë mësuar tanimë në Kampionatin Evropian dhe ato janë Italia dhe Spanja.

 

Ndërkohë në anën tjetër sot do të mësohen edhe dy Kombëtaret tjera që do të kalojnë në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për Kombëtare.

Ndeshja e parë çerekfinale që do të zhvillohet sot është ajo mes Republikës Çeke dhe Danimarkës.

Dy Kombëtaret kanë befasuar për të mirë këtë evropian, derisa duan të vazhdojnë ëndrrën e tyre për të kaluar në gjysmëfinale.

Takimi mes Republikës Çeke dhe Danimarkës zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit.

Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit padyshim se do të jetë në ora 21:00, ku në fushë do të zbres Kombëtarja e Anglisë.

‘Tre Luanët’ do të ndeshen me Ukrainën në Stadio Olimpico të Romës.

Anglezët janë favorit për ta fituar këtë takim dhe duan të ecin tutje, por në anën tjetër ukrainasit pasi kanë arritur për herë të parë në çerekfinale, duan të vazhdojnë me befasi. 

Related posts

Futbollistët e Shqipërisë me mesazh inkurajues për fizioterapeutin e Kombëtares që po vuan nga Covid-19

D V

Laporta iu drejtohet tifozëve të Barcelonës pas humbjes së turpshme ndaj Bayern Munich

D V

“Sa çmenduri e bukur, e mahnitshme”, reagimi i Messit pasi fitoi Copa America

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com