Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sot përfundon afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore

Sot është afati i fundit që partitë politike të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore.

Deri në ora 18:00 të gjitha partitë politike kanë të drejtë të deklarojnë koalicionet eventuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Partitë më të mëdha nuk kanë shprehur gatishmërinë për koalicione, megjithatë së fundmi është përfolur për një koalicion të LDK-së me AKR-në e Behgjet Pacollit si dhe të PDK-së me Nismën e Fatmir Limajt.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ditë më parë tha se ata janë të interesuar që kandidatët e AKR-së të përfshihen në listën e saj dhe të garojnë nën logon e partisë së Mustafës, por nuk është bërë e ditur nëse ka pëlqimin e AKR-së.

Ndërsa, mbrëmë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi se një koalicion i sinqertë dhe me zemër mes PDK-së dhe Nismës do të dilte fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Po ashtu, pritet të kuptohet më shumë edhe rreth fatit të disa partive më të vogla dhe atyre të komuniteteve të cilët në vijimësi kanë pasur ulëse në Kuvend nëse do të ketë koalicion apo do të bëhen pjesë e listave të përbashkëta me të mëdhatë.

Postime të ngjashme

Haradinaj-Stublla jep dorëheqje nga pozita e ministres dhe AAK-ja

S.B.

Si paraqitet situata në Kosovë, 9,782 raste me koronavirus

S.B.

Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit përkrah ushtrisë amerikane

S.B.

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...