Sot pritet të ketë erëra të forta në Prishtinë, kërkohet nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm

nga D. V.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes, pasi sot pritet të ketë erëra të forta deri në 32 km/h.

Në njoftimin e bërë nga komuna e Prishtinës kërkohet që të shmanget qëndrimi pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.

“Të nderuar qytetarë, sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h. Për sigurinë tuaj, ju lutemi: Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme;  Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kërkohet që qytetarët të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit.

“Qëndroni të sigurt”, bëhet e ditur mes tjerash në njoftim./

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More