Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sot pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës

Afërsisht gjysma e votave që kanë arritur me postë në Republikën e Kosovës janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të martën në ora 22:00.

Procesi i numërimit të këtyre votave ka nisur të martën (dje) në mëngjes, ndërkaq pritet të përfundojë sot, bazuar në shpejtësinë me të cilën po numërohen votat në QNR.

Sipas informacioneve nga QNR, kur janë numëruar 47% e votave të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, LVV kryeson me 76.5% të votave të fituara.

Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 24:00) rezultatet janë si më poshtë:

LVV – 20,614 vota

LDK – 2,282 vota

PDK – 2,164 vota

AAK – 859 vota

NISMA – 205 vota.

Nga diaspora janë edhe rreth 10 mijë pako të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë arritur në adresë të KQZ-së, pas afatit të caktuar, të cilat KQZ-ja i ka tërhequr vetëm për ruajtjen e të dhënave të votuesve.

Ndryshe, Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.

Postime të ngjashme

Konjufca uron qytetarët për muajin e Ramazanit: Ta bëjmë Kosovën vend më të mirë

S.B.

Bekim Haxhiu: Jam duke e pritur një përgjigje për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh

S.B.

Sot mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

S.B.

BIK fton besimtarët që janë me Covid-19, mos të shkojnë në xhami

S.B.

Sot konstituohet Komisioni për Ekonomi dhe ai për Bujqësi

S.B.

Gjuriq pas paralajmërimit për reciprocitet: Vuçiq nuk i lejon kërcënimet e Kurtit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...