Sot publikohet sezoni i dytë i serialit “Xo Kitty”

nga D V

Sot publikohet sezoni i dytë i serialit shumë të dashur nga një audiencë e gjerë e serialit të Netflix, “Xo Kitty”.

Bëhuni gati që të ribashkoheni me personazhin Kitty si dhe me personazhet e tjerë të preferuar të këtij seriali.

Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur u dha premiera e sezonit të parë, dhe tani kjo seri po vjen me sezonin e dytë që publikohet sot më 16 janar në Netflix.

Nuk është për t’u habitur që shumë zhvillime dramatike pritet të ndodhin në episodet e reja, sipas trailerit të publikuar disa javë më parë.

Xo Kitty, një krijim i Netflixit ishte pritur mirë nga audienca për shkak të bashkimit të kulturës koreane dhe asaj amerikane.

Personazhi Kitty, [e ëma e secilës është me origjinë koreane] merr një vendim të papritur për t’u shpërngulur nga Amerika në Korenë e Jugut; për të shkuar në të njëjtën gjimnaz ku kishte shkuar edhe nëna e saj.

Megjithatë shumë të papritura ndodhin pas shpërnguljes së saj atje, madje gjëra të befasishme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More