Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Sot Qeveria do të shpallë gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditëve

Shkup, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Me propozim të Këshillit të Sigurimit, i cili u pranua dje nga presidenti i shtetit, Qeveria pritet sot të shpallë gjendje krize në territorin e vendit për 30 ditë për shkak të situatës jashtëzakonisht të rëndë me COVID-19.

Kjo do të mundësojë menaxhim më të mirë të të gjitha kapaciteteve dhe burimeve njerëzore, përveç atyre publike, do të ketë spitale private që do të menaxhohen nga shteti, ndërsa në përballjen e epidemisë do të ndihmojë edhe Armata.

Pas përfundimit të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurimit, presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i Shëndetësisë thanë se gjendja me pandeminë është serioze në vendin tonë. Ata ju bënë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e virusit.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se shpallja e gjendjes së krizës nuk do të thotë orë policore ose kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi këtë masë që të vendoset në të ardhmen.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...