Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Sot seanca e dytë e Salih Mustafës në Hagë

Zhurnal Ads

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa të mërkurën do të deklarohet sërish para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Dhomat e Specializuara bëjnë të ditur se seanca do të fillojë në ora 15:00, transmeton Telegrafi.

“Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Mustafa do t’i kërkohet të vetë-deklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vetë-deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pjesa e dytë e seancës thuhet se do të shërbejë si konferencë për ecurinë e çështjes.

Ndryshe, Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas njoftimit, aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ministrja Dumoshi takoi ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze

S.B.

Osmani: Thaçin e kam mundur me vota – njëjtë edhe Haradinajn, edhe Veselin

admin

​Hoti: Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm

admin

​Hoxhaj: Kosova po rrezikohet nga zhbërja e shtetit

S.B.

Policia konfirmon dorëzimin e Kadri Shalës, aktualisht po intervistohet

admin

Gjendet i vdekur në Prishtinë, personi që ishte zhdukur para disa ditësh

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...