Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Sektori i turizmit dhe gastronomisë në protestë, Qeveria paralajmëron pako të gjashtë të ndihmave

Shkup, 19 prill – Zhurnal.mk – Sektori i turizmit dhe gastronomisë sot do të protestojë para Qeverisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Kërkojnë ndihmë financiare të njëfishtë për objektet e regjistruara gastronomike, të cilave më shumë se një vit u është ndaluar veprimtaria e tyre primare me dekret të Qeverisë, si dhe një moratorium ose riprogramim me grejs periudhë të kredive nga bankat tregtare dhe kreditë nga Banka Zhvillimore, derisa të fillojnë të punojnë pa kufizime.

“Sektori ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe nëse masat ekonomike për mbështetjen financiare nuk sigurohen menjëherë, do të përballet me shkatërrim të plotë”, paralajmëron Oda turistike-gastronomike pranë Shoqatës së odave ekonomike.

Protestës, siç është njoftuar, do t’i bashkohen agjencitë e udhëtimit të cilat, siç thanë, kanë një rënie të qarkullimit prej 80 deri në 100 për qind.

Qeveria njoftoi se po përgatit një pako të gjashtë të masave për të mbështetur këtë sektor, ndërsa zëvendëskryeministri i ngarkuar për korrupsion dhe krimin Lupço Nikollovski tha dje në Sitel TV se kjo pako do të jetë në seancën e nesërme të qeverisë./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...