Agjencia Zhurnal.mk

Sot shënohet 11 Tetori, dita e kryengritjes popullore të popullit maqedonas

Shkup, 11 tetor – Zhurnal.mk – Nën slloganin “Urime 11 tetori! Gjithnjë të lirë!”, sot në shtet me disa solemnitete do të shënohet 11 tetori – dita e kryengritjes popullore të popullit maqedonas, informon Zhurnal.

Solemnitetet janë në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe do të mbahen në kushte të veçanta sipas protokoleve për shënimin e festave shtetërore të komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse dhe pa mbledhime, me pjesmarje minimale të personave duke mbajtur distancë dhe mbrojtje.

Kryeministri Zaev sot do të mer fjalë në shënimin solemn në Kumanovë duke vendosur lule para shtatores Kosturnica.

Ai do të udhëheqë delegacionin që e përbëjnë Oliver Spasovski, Jagoda Shahpaska, Bllagoj Boçvarski dhe Naser Nuredini.

Në Prilep e njejta do të bëhet nga Nikolla Dimitrov, Bujar Osmani dhe Milla Carovska. Ata do të vendosin lule para shtatoreve të Metodija Andonov Çento, Kuzman Josifovski Pitu, Gruaja luftëtare etj.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...