Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Shkup, 7 mars, Zhurnal.mk – Në Maqedoni dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Për nder të kësaj ditë, sot në Kosovë mbahen aktivitete të shumta, të organizuara nga SBASHK-u, komunat, shkollat dhe institucione tjera.

Postime të ngjashme

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

R Zh

Mexhiti: Nuredini, ishte model për fëmijët e Serovës dhe më gjërë

R Zh

Spitali i Gostivarit furnizohet në mënyrë të centralizuar me oksigjen

R Zh

Transplantim i suksesshëm i zemrës te një djalosh 27-të vjeçar

R Zh

Anketë: Fajzer dhe Sputnik-V vaksinat më të preferuara, 57,7 për qind e të qytetarëve kanë shprehur interesim për imunizim

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...