Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sot takohen Zaev dhe Mickoski, do të diskutojnë regjistrimin, Kuvendin, zgjedhjet

Shkup, 29 mars – Zhurnal – Krerët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski do të realizojnë një takim në Klubin e Deputetëve në tentativë për të zhbllokuar ngërçin politik, shkruan Zhurnal.

Në takim pritet të diskutohen një sërë temash të cilat prekin aktuealitetin politik, siç janë regjistrimi I popullsisë, bllokimi i Kuvendit, eurointegrimet, kriza me pandeminë, zgjedhjet dhe çështje tjera.

“Qëllimi është të arrihet një konsensus për të gjitha çështjet midis dy partive më të mëdha politike”, tha për televizionin Sitell, Mickoski.

Zaev nga ana e tij, ditë më parë ngjalli besimin në takimin me Mickoskin do të gjejnë një zgjidhje për Kodin Zgjedhor dhe futjen shenjave të gishtërinjëve në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa paralajmëroi edhe mbi mundësinë e vaksinimit të regjistruesve.

“Kemi shumë për të biseduar, por natyrisht gjëja më e rëndësishme është të ulemi përmes dialogut për të gjetur zgjidhje, sepse ne ekzistojmë për t’i shërbyer qytetarit”, tha Zaev.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...