Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sot thuhen fjalët përfundimtare për rastin “Shuplaka”

Shkup, 28 shtator, zhurnal.mk – Gjyqi për dhunën para Komunës së Qendrës në qershor 2013 vazhdon sot me fjalët përmbyllëse të palës mbrojtëse.

Në seancën dëgjimore të javës së kaluar, Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve Nikolla Gruevski dhe Aleksandar Trajkovski thanë fjalët mbyllëse.

Avokati Jovica Strasevski, mbrojtës i të akuzuarit Trajkovski, në fjalën e tij përfundimtare para Gjykatës tha se Prokuroria nuk e dëshmoi aktin e dhunës në asnjë moment dhe kërkoi lirimin e tij.

Prokurorja Fatime Fetai në fjalën e saj përmbyllëse kërkoi nga Gjykata që të ndëshkojë nxitësit e dhunës para Komunës së Qendrës, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, në mënyrë që të parandalojë të gjithë të tjerët nga qëllimet e tilla në të ardhmen.

Avokati sipas detyrës zyrtare i të akuzuarit të parë Nikolla Gruevski tha se e gjithë vepra dëshmohet vetëm nga një bisedë, e cila, siç tha ai, ishte marrë në mënyrë të paligjshme.

Postime të ngjashme

Spasovski uron 29 vjetorin e Drejtorisë Doganore

Z H

Dorëhiqet Dragi Rashkovski

Z H

A po normalizohet puna në Kuvend, partitë opozitare të gatshme për të tërhequr amandamentet

Z H

Njoftohuni për gjendjen e rrugëve në gjithë territorin e shtetit

Z H

Kuvendi duhet ta vazhdojë debatin për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

Z H

Moti sot me vranësira me reshje lokale të shiut dhe erë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...