Maqedoni TOP LAJM

Sot tre viktima dhe 80 raste të reja me Covid-19

Zhurnal Ads

Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 680 testime për coronavirus, ndërsa 80 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-54, Tetovë-3, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-7, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Vinicë-2, Dellçevë-1 dhe Shën Nikollë-2.

Kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë: një nga Shkupi (48-vjeç), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (68).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 21.193, prej të cilëve 16.397 janë shëruar, ndërsa 800 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive për momentin është 3.996.

Postime të ngjashme

KE: Nuk ka “përmirësim drastik” në ndotjen e ajrit në RMV dhe në rajon

XH,I

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë vendimet e Pendarovskit për gjendjen e jashtëzakonshme

XH,I

Qeveria e miratoi protokollin për punë në këndet për lojëra

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...