Agjencia Zhurnal.mk

Sot vazhdon mbledhja e KSI-së dhe MASH për atë se si do të vijojë procesi arsimor

Shkup, 11 gusht – Zhurnal.mk – Anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive dhe grupi punues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot duhet ta vazhdojnë mbledhjen për protokollet, me të cilat duhet të konfirmohet mënyra për realizimin e mësimit nga 1 shtatori me të gjitha modelet e propozuara. Edhe pse u paralajmërua se më 10 gusht do të finalizohen protokollet për fillim të vitit shkollor 2020/2021 në kushte të pandemisë, mbledhja dje përfundoi pa konkluzione dhe me njoftim se do të vazhdojë sot.

Ministria e Shëndetësisë informoi se bisedat do të vazhdojnë sot me qëllim që të gjendet dhe të arrihet zgjidhje më e mirë dhe më e sigurtë për mënyrën e zhvillimit të mësimit dhe se vendimin final për mënyrën e zhvillimit të mësimit do ta marrë MASH.

“Komisioni për sëmundje infektive i ka përgatitur masat për mbrojtje dhe protokollet e nevojshme që duhet të respektohen për mbrojtje të fëmijëve dhe arsimtarëve gjatë procesit arsimor. Megjithatë, vendimi final për fillim të vitit arsimor dhe mënyrës së zhvillimit të mësimit është në kompetencë të Minsitrsë së Arsimit dhr Shkencës. Bisedat mes Komisionit për sëmundje infektive dhe MASH vazhdojnë nesër”, kumtoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë.

Zëvendës minisitrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska për MIA-n dje deklaroi se u bisedua për propozimet për kohëzgjatjen e orëve dhe për nevojën për ndryshime të ligjeve nëse ato shkurtohen prej 40 sa janë në arsimin fillor, respektivisht 45 në arsimin e mesëm.

Vendimi për orët e shkurtuara, siç tha ajo, duhet të ketë kornizë ligjore dhe të harmonizohet me ligjet për arsim fillor dhe të mesëm. Ndryshimet duhet t’i miratojë Kuvendi, i cili deri 1 shtator pritet të jetë funksional. Po ashtu, po shqyrtohet edhe nevoja që do ta kishin komunat për përkrahje shtesë financiare ose tjetër për higjienë në objektet shkollore, për transport të nxënësve, respektivisht për zbatimin e të gjitha instruksioneve, të cilat i përmbajnë protokollet. Ato do të kenë hollësira për tre lloje të mësimit, varësisht nga gjendja epidemiologjike në mjedis të caktuar – me prani fizike, mësim-onllajn ose i kombinuar.

Naumovska potencoi se vazhdimisht janë në biseda me kryetarë të komunave dhe me drejtorë të shkollave për gjendjet reale dhe problemet, në koordinim janë edhe me BNJVL, i kanë marrë mendimet e sindikatës për arsim – SASHK. Ajo tha se nëse arrijnë t’i përfundojnë konsultimet, kjo pikë mund të jetë në rend të ditës edhe në seancën e sotme të Qeverisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...