Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike priten t’i drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë, ku do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj force politike mes katër kandidatëve.

Lulzim Basha, i cili rikandidon dhe kërkon vetëbesimin nga ana e anëtarësisë për një mandatë të tretë, në krye të kësaj force politike. Kandidatët e tjetër janë Edit Harxhi, Agron Shehaj, si dhe Fatbardh Kadilli.

Pritet që anëtarësia t’i drejtohet kutive të votimit rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe deri në orën 19:00 të gjitha qendrat e votimit do të jenë të hapura.

Komisioni Zgjedhor ka nxjerrë rregulla për personat të cilët nuk do të lejohen të votojnë, një ndër ta janë edhe personat të cilët kanë bërë fushatë për kundërshtarin politik, kryesisht për partitë e reja të djathta, dala nga PD.

Po ashtu, anëtarët që nuk e gjejnë emrin e tyre në listën elektronike do të mund të votojnë përmes kartës së anëtarësisë.

Në një dalje publike, kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, bëri me dije se ditën e djeshme u shpërndanë materialet zgjedhore në të 76 qendrat e votimit, të ngritura në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, ka pasur një problematikë sa i takon dorëzimit të vëzhgueseve nga ana e kandidatëve. I vetmi që depozitoi ditën e djeshme, pranë Komisionit, emrat e vëzhguesve ishte kandidati Fatbardh Kadilli. 

Postime të ngjashme

Këshilltari gjerman i Bashës i shkruan ambasadores Yuri Kim: Berisha ka bërë shumë për perëndimin dhe Shqipërinë, ai është një njeri i SHBA dhe BE dhe s’ka lidhje me krimin

D V

Shqipëri, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të shkojnë deri në 43°C

D V

Ministria e Shëndetësisë konfirmon mbërritjen e variantit “delta” të COVID në Shqipëri

D V

Situata e Covid 19 në vendin tonë; Rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinimi, arma më e fuqishme

D V

Rama pas aksidentit në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese për humbjen e vëllezërve dhe motrave nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...