Sport

Sot zhvillohen ndeshjet e treta në Ligën e Evropës – Milani dhe Arsenali kërkojnë fitoret e radhës

Zhurnal Ads

Sot (e enjte) zhvillohen ndeshjet e treta të grupeve në Ligën e Evropës, ku klube të mëdha evropiane si Milani, Arsenali dhe Roma kërkojnë triumfin.

Liga e Evropës nga këto ndeshje mund të ketë skuadrat e para që mund të konfirmojnë kualifikimin tutje apo të sigurojnë kalimin me “një këmbë”.

Klube si Milani, Arsenali, Benfica, Leicester City dhe Villarreali kanë nga dy fitore në dy ndeshjet e para dhe tri pikët e radhës mund t’i ofrojnë te kualifikimi.

Rossonerët e presin në shtëpi Lillen nga ora 21:00, ndërsa në të njëjtin orar luan edhe Arsenali në Emirates ndaj Moldes.

Nga ora 18:55, Roma e pret në shtëpi CFR Clujin, teksa Tottenhami kërkon fitore në udhëtim te Ludogorets.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Real Sociedadit dhe AZ Alkmaarit, dhe Rijekës e Napolit që luhen nga ora 18:55.

Më poshtë keni çiftet dhe orarin e ndeshjeve:

Postime të ngjashme

Ceballos tregon se Real Madridi i kërkoi të mbetet në klub, por zgjodhi përsëri Arsenalin

admin

Futbollisti serb i Real Madridit i shpëton burgimit

XH,I

ZYRTARE: Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani nuk luajnë kundër Maqedonisë së Veriut

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...