Southgate: Italia është e jashtëzakonshme, por ne duam ta çojmë në fund misionin tonë

Finalja e madhe e Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ është afruar dhe ajo do të zhvillohet nesër (e diel) në Wembley.

 

Dy Kombëtaret më të mira deri më tani në evropian, Italia dhe Anglia do ta diskutojnë finalen e madhe të kësaj gare të çmuar.

Përballë njëra tjetrës janë dy Kombëtare të mëdha që i kanë dhënë shumë futbollit evropian dhe botëror, por që të dyja duan triumfin në Wembley.

Trajneri i Anglisës, Gareth Southgate vlerëson maksimalisht Italinë, por thekson se dëshiron që ‘Tre Luanët’ të rrëmbejnë edhe trofeun të dielën në mbrëmje.

“Italia është një skuadër shumë e mirë dhe fakti që ka luajtur 10 finale mes Europianit e Botërorit, e bën edhe më të jashtëzakonshme”.

“Mancini ka bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi jo vetëm që kanë fituar shumë ndeshje, por pësojnë edhe pak gola. Ne kemi detyrën ta çojmë deri në fund misionin tonë historik dhe do të përballojmë kundërshtarin me entuziazëm dhe shumë dëshirë për të bërë mirë”, deklaroi Southgate.

Tutje tekniku anglez foli edhe për atmosferën e jashtëzakonshme që mbretëronte në Wembley gjatë sfidës gjysmëfinale, duke e cilësuar si ndjenjë speciale.

“Të dëgjosh ‘Wembley’-n që ushton, por edhe gjithë vendin, është diçka e jashtëzakonshme. Nuk mund të isha më i lumtur, sesa të drejtoj përfaqësuesen e vendit tim dhe të provoj t’i bëj njerëzit të lumtur, në një moment të vështirë. Është një ndjesi vërtetë speciale”, deklaroi trajneri anglez. 

Related posts

Majlinda e pafat, eliminohet nga Lojërat Olimpike

D V

UEFA e nderon Canën, ish-kapiteni i Shqipërisë do të tërheq shortin për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës

D V

Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Braithwaite në Ligën Premier

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com