Një ditë pas zgjedhjes së tij si drejtues politik i qarkut të Korçës, Edmond Spaho është prezantuar sot me strukturat e Partisë Demokratike në këtë qark. Në një prononcim për mediat Spaho theksoi se propozimi i tij në këtë detyrë ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha.
“Vendosja ime në krye të qarkut ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga zoti Basha dhe diskutuar me strukturat vendore. Është kënaqësi të rikthehem në Korçë. Do të dalim forca e parë në zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Duhet të heqim këtë të keqe (qeverinë) nga ky vend.”, tha Spaho për gazetaren e ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra.
Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji gjatë takimit me strukturat në Korçë shprehu bindjen se demokratët do të luftojnë për 6-7 mandate. “Do të luftojmë për 6 deri në 7 mandate në këtë qark”, tha Salianji.