SPAK firmos autorizimin, lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg

nga D V

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur autorizimin për të lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në qelitë e paraburgimit të Durrës, raportojnë mediet.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i paraqitën Veliajt masën e sigurisë.

Gjykata e Posaçme konfirmoi për kryebashkiakun masën e sigurisë “Arrest me burg”, nga ku më pas u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te rruga “Mine Peza” në Tiranë për në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More