SPAK i sekuestron makinën prokurorit

Një makinë që dyshohet se prokurorit të Vlorës, Maksim Sota ia kanë blerë trafikantët e drogës është sekuestruar me urdhër të SPAK. Prokurori Sota ka apeluar masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet.

 

Ndërkohë që seanca do të mbahet më 27 korrik, ku apeli i GJKKO-së do vendosë nëse do t’ja kthejë apo jo mjetin. Sipas burimeve nga SPAK, mjeti i prokurorit është blerë nga trafikantët e drogës.

Sipas SPAK-ut, prokurori Sota mbështeste grupin kriminal ku i ndihmonte për probleme dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

Sota u zbulua bashkë me disa zyrtarë të tjerë të lartë të policisë së shtetit dhe trafikantë droge në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Shpirti” që u shtri në Shqipëri, Itali, Malin e Zi dhe Spanjë.

Në total u prenë 28 urdhër arreste, ndërsa 2 ish-shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri janë në kërkim. Prokurori i Vlorës, Maksim Sot është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Si u zbulua grupi?

Dy nga bashkëpuntorët e policisë Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha janë dhe ato që kanë ndihmuar me të dhënat e tyre për funksionimin e këtij grupi kriminal. Drolli i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, thotë se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ndër të tjera bashkëpunëtori i drejtësisë theksoi se në të njëjtën shtëpi ka qëndruar edhe Mariglen Shusha një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.

Ndër të tjera Shusha ka bërë me dije se në banesën e paguar nga Duçellari përveç prokurorit Sota më parë kishte qendrar edhe zv.Drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla./abcnews

Related posts

Për 6 muaj 105 viktima në Shqipëri si pasojë e aksidenteve rrugore

N E

“Të flasim për data konkrete”, Suedia dhe Çekia për presidencën e BE: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë menjëherë bisedimet për anëtarësim

D V

I riu shtiret si polic para efektivëve

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More