SPAK jep pretencën për “Sterilizimin”

nga D. V.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lexuar sot pretencën për dosjen “Sterilizimi”.

SPAK-u kërkoi për ish-zëvendësministrin Klodjan Rrjepaj dhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, nga 10 vite burgim, të konvertuar në 6 vite e 8 muaj heqje lirie, duke përfituar nga ulja e 1/3 të dënimit.

Për Marsela Serjanajn, u kërkuan 3 vite dhe 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, të konvertohet në 2 vite e 4 muaj heqje lirie.

Për Sajmir Kadiun 3 vite dhe 6 muaj, të konvertuar në 2 vite e 4 muaj burgim.

SPAK-u kërkoi që Petref Mersini të dënohet me 3 vite e 6 muaj burgim, të konvertuar në 2 vite e 4 muaj, por kjo gjë u pezullua. Si përfundim, për Mersinin kërkohen 4 vite shërbim prove.

Për Arben Gjatën u kërkua 1 vit 4 muaj burgim, por dhe për të më pas u procedua me kërkesën për të dhënë 3 vite shërbim prove.

Së fundmi, për Genc Byrazerin dhe Naile Ajazin, u kërkuan 2 vite shërbim prove për secilin.

Në këtë çështje është përfshirë dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Për këtë të fundit, më 28 maj, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që ai të gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme.

Ish-ministri Beqaj dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për disa vepra penale, si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, mashtrim, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More