SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i Mjedisit dhe zyrtarë të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre

nga Xh M

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim një nga fraksionet e dosjes për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.

SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të pandehur janë marrë edhe zyrtarë të tjerë të ministrisë dhe zyrtarë të bashkisë, shtetasit, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola.

Dyshohet se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me disa episode që kanë të bëjnë me dhënien me koncension të inceneratorit të Tiranës. Po kështu ka dyshime se këta persona kanë vënë në dijeni mbi procedurat për përfitimin e inceneratorit dy administratorët Klodian e Mirel Mërtiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More