SPAK zbarkon në Ministrinë e Brendshme. Cilët janë zyrtarët që u është prerë urdhër arresti

Shkup, 9 korrik – SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste ditën e sotme. Urdhër arresti është lëshuar për: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi dhe Fatmir Demneri.

 

Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj janë anëtarët e komisionit të vlerësimit të tenderit.

Aktualisht burime bëjnë me dije se janë ekzekutuar, 8 urdhër arreste, por duke qenë se aksioni është ende në vijim e sipër nuk ka ende të dhëna të plota se cilat janë akuzat që rëndojnë mbi personat e ndaluar dhe pozicioni që kanë patur në këtë aferë korruptive.

Sipas burimeve ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, si dhe ka shkelur garën e barabartë. Mes urdhër arresteve që SPAK ka lëshuar ështe edhe emri i një zyrtari të lartë në ministrinë e Brendshme.

Burime bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat private të zyrtarëve shtetërorë të përfshirë si dhe në Ministrinë e Brendshme.

Hetimet fillimisht nisën për shkeljet të rregullave në tenderim, shpërdorim detyre me dyshimin për korrupsion, por ende nuk janë bërë publike në mënyrë zyrtare akuzat që rëndojnë për personat e përfshirë në këtë abuzim. Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me njoftim zyrtar dhe te japë detaje më të hollësishme në lidhje me operacionin.

Tenderi për te cilën SPAK ka urdheruar ndalimin dhe arrestimin e zyrtarëve kap vlerën e rreth 25 milionë eurove dhe është bërë nje vit më parë në Ministrinë e Brendshme.

Related posts

Angela Merkel arrin në Tiranë, takon Ramën dhe Kurtin (LIVE)

D V

Vaksinë me detyrim dhe administrata: Të parët në listë do jenë policët, farmacistët, laborantët

D V

Analizë: Kushdo që të fitojë në zgjedhjet në Bullgari, Maqedonia të mos shpresojë kot për negociata !?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More