SPAK zgjat hetimet me 3 muaj, mbrojtja e Berishës kërkon dosjen, Apeli i kërkon të paguajë

nga D V

Gjykata e Posaçme shtyu për më 19 korrik, seancën për informacion 2 mujor të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Shkak u be kërkesa e mbrojtjes për të marrë kopje të akteve të dosjes, për te cilat ju kërkohet pagesë. Ndërkohe prokuroria ka kërkuar zgjatje të hetimeve me 3 muaj deri më 2 tetor.

“Gjykata vendosi që aktet duhen marrë me pagesë, nuk e di sa është pagesa. Ne nuk folëm në nivel financiar, u diskutua problemi që ne na takojnë këto akte dhe në fund gjykata si për ekspertët, si për fotokopjet e akteve, në bazë të vendimit të fajësisë apo pafajësisë, zgjidhet dhe problemi i shpenzimit gjyqësor. Mirëpo këta po hapin shkolla të reja për të krijuar pengesa artificiale për procesin sepse nuk e kanë fare problem të bëjnë fotokopjen dhe në fund zgjidhen problemet e shpenzimeve gjyqësore, se nuk është problem kaq madhor. Duhet të jenë 12 fashikuj. Proceset politike kanë rendimentin më të lartë se printohen letra pa lidhje”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More