Agjencia Zhurnal.mk

Spanja dhe Portugalia vënë kandidaturën për Kupën e Botës 2030

Spanja dhe Portugalia janë bërë bashkë edhe kanë hedhur kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2030.

Federata Spanjolle dhe Federata Portugeze e Futbollit kanë zyrtarizuar propozimin e tyre për të organizuar Botërorin që do të zhvillohet pas 10 vitesh me shpresën se do të jenë Spanja dhe Portugalia që do të zgjidhen nga FIFA.

Të dy presidentët e shteteve, Pedro Sanchez dhe Antonio Costa, kanë dhënë përkrahjen e tyre në këtë iniciativë.

Kujtojmë që në vitin 2022 gara më e rëndësishme e futbollit do të zhvillohet në Katar, ndërsa ai i vitit 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

“Kjo marrëveshje tregon edhe një herë bashkëpunimin e mirë mes Federatave tona, por edhe të shteteve gjithashtu. Futbolli, sporti është një trampolinë shumë e mirë për të kaluar këtë moment të vështirë. Nuk mund të gjejmë një partner më të mirë se Portugalia dhe besoj se gjithçka do të shkojë mirë,” ishin fjalët e Presidentit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales.

Vendet iberike do të jenë në garë me shtete si Uruguai, Argjentina, Paraguai dhe Kili në këtë duel.

Vendimi do të merret nga FIFA në vitin 2024, në një nga ngjarjet e qeverisë së futbollit botëror.

Botërori i vitit 2030 do të zhvillohet në një prej dy kontinenteve, Evropë ose Amerikë të Jugut. /SS/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...