Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Spanja e konfirmoi mbështetjen për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Shkup, 12 maj – Zhurnal.mk – Spanja plotësisht e mbështet procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, është porosia e cila u dërgua sot në takimin e ministres spanjolle të Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim Arança Gonzalez Laja me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrovin.

Në kumtesën e MPJ-së spanjolle theksohet se takimi është edhe një konfirmim për marrëdhëniet e mira midis të dyja vendeve, ndërsa në të është konfirmuar mbështetja e plotë e Madridit në procesin e integrimit të vendit në BE, por është biseduar edhe për mundësitë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gonzalez Laja ia ka ofruar Dimirovit mbështetjen dhe përvojën e Spanjës në lëvizjen përpara në proces, në fusha si janë çështjet gjyqësore dhe sundimi i së drejtës, agjendën e gjelbër dhe agjendën digjitale.

Shefja spanjolle e diplomacisë ka shprehur dëshirë sa më shpejt të jetë i mundur miratimi i kornizës negociuese me BE-në, si me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe me Shqipërisë, së bashku me fillimin e negociatave për inkuadrim.

Dimitrovin e shoqëron kryeministri Zoran Zaevi gjatë vizitës në Spanjë, në kuadër të së cilës janë paraparë takime me kryetarin e Qeverisë spanjolle, kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit dhe kryetarin e Konfederatës spanjolle për biznes dhe organizata.

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...