Agjencia Zhurnal.mk

Spanja pati zgjedhje të suksesshme, ratifikimi i protokollit në fund të muajit janar, thotë Zaev

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev pret që ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO në Kuvendin e Spanjës të përfundojë në fund të janarit dhe Maqedonia e Veriut më në fund të bëhet zyrtarisht anëtarja e 30-të në NATO.

“Është mirë që kishte rezultate të suksesshme në Spanjë. Fitoi e majta ime. Konstituimi i Kuvendit është më 3 dhjetor dhe në fund të muajit dhjetor apo në janar duhet të përfundojë procedura për ratifikimin dhe jam i bindur se Maqedonia e Veriut në kohë do të jetë anëtare e NATO-s”, tha Zaev.

Në anën tjetër ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska shpreson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të ndikojë në zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...