Agjencia Zhurnal.mk

Spanja të martën në tentim të ri për qeveri të re

Shkup, 6 janar, Zhurnal.mk – Dështimi i mandatorit spanjoll për formimin e qeverisë së re, në tentim të parë, vë në rrezik edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, brenda afateve të parapara. Mandatari spanjoll nga Partia Socialiste, Pedro Sançez, një ditë më parë nuk gjeti përkrahjen e nevojshme në Parlamentin spanjoll, por do të ketë një mundësi të dytë gjatë ditës së martë.

Profesori universitar, Bashkim Selmani, beson se gjatë përpjekjes së dytë, Sançez do të formojë Qeverinë spanjolle, e cila do t’i hap rrugë edhe miratimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Ne kemi shpresa se qeveria do të zgjidhet në Spanjë. Duke i marrë parasysh edhe tendencat që nuk janë në favor të Spanjës që të ketë telashe dhe probleme të tjera, kur dihet se në nivel botëror janë situata të reja siç është konflikti SHBA-Iran dhe besoj që do të bëhet qeveria atje dhe, Maqedonia të riplotësojë ato çështje të fundit. Në të kundërtën mund të prolongohet si periudhë kohore dhe do të shkaktojë një anomali me të cilën eventualisht do ta kthejë Maqedoninë nga e para, duke i ditur edhe problemet e saj të fundit, që janë zgjedhjet.”,- tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Dështimi i mundshëm për formimin e qeverisë dhe pezullimi i ratifikimit të Protokollit nga Spanja, do të pezullonte edhe ratifikimin e planifikuar në vend dhe mbylljen e procesit për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Ky proces mund të vështirësohet edhe më shumë, varësisht nga rezultatet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, kur dihet se VMRO DPMNE është deklaruar kundër Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit kushtetues, me të cilin u zhbllokua ky proces.

Aktualisht, nga 29 vendet-anëtare të NATO-s, vetëm Spanja nuk e ka ratifikuar Protokollin, ndërkaq, Maqedonia e Veriut e cila, e fundit, duhet ta ratifikojë këtë dokument, ka konfirmuar tekstin e propozim-ligjit në Qeveri dhe pret miratimin e tij në Kuvend para vetëshpërndarjes së Kuvendit. Është paralajmëruar se ky ligj do të shpallej në Gazetën Zyrtare dhe do të hynte në fuqi, vetëm pas ratifikimit të Protokollit edhe në Spanjë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...