Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Spanjë – Kosovë, formacioni i mundshëm i Dardanëve – Challandes pritet të ndryshojë skemën dhe disa nga lojtarët

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes pritet të bëjë disa ndryshime për ndeshjen ndaj Kombëtares së Spanjës në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Përfaqësuesja e Kosovës luan sot (e mërkurë) në udhëtim te Kombëtarja e Spanjës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.

Dardanët kanë udhëtuar tashmë dhe janë gati për ndeshjen e dytë kualifikuese të vlefshme për Grupin B, ndeshje e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në Estadio La Cartuja.

Ekipi i Challandes vjen në këtë ndeshje pas humbjes në takimin e parë të grupit ndaj Suedisë me rezultat 3-0 dhe synon të kthehet te paraqitjet sa më dinjitoze.

Sipas burimeve të Telegrafit, trajneri zviceran pritet të bëjë disa ndryshime të theksuara në formacionin ndaj Spanjës.

Challandes fillimisht pritet ta ndryshojë skemën apo renditjen e lojtarëve në formacion dhe disa nga titullarët e ndeshjes së fundit.

Skema që pritet ta përdor trajneri i Kosovës ndaj Spanjës është 5-4-1 e cila mund të transformohet në 3-4-3 apo në 3-5-2.

Në portë pritet të jetë përsëri Samir Ujkani, ndërsa në mbrojtje pritet të kthehet Ibrahim Dresevic nga suspendimi për të krijuar treshen së bashku me Mergim Vojvodën dhe Fidal Aliti.

Nga krahët pritet të luajnë Florent Hadergjonaj dhe Leart Paqarada në vend të Benjamin Kolollit.

Në mesfushë pritet të kthehet Valon Berisha nga lëndimi për të zënë vendin e Besar Halimit, ndërsa përkrah tij do të jetë Hekuran Kryeziu.

Vedat Muriqi në qendër të sulmit pritet të ndihmohet nga Arbër Zeneli dhe Milot Rashica, ndërsa Bersant Celina ka mundësi ta fillojë nga banka.

Postime të ngjashme

Kroos: Nuk e njoh Realin pa Ramosin

Dafina Vidishiqi

Ramadani flet para ndeshjes ndaj Inter d’Escaldes

Dafina Vidishiqi

Prezantuesja italiane e Euro 2020 shkakton trazira në internet, tifozët e futbollit janë të bindur se asaj i doli zona intime gjatë transmetimit

Dafina Vidishiqi

Lovren rrëfen sekretin prapa suksesit të Brozovic

Dafina Vidishiqi

Argëtimi brenda ekipit të Italisë: Insigne i përgatit një shaka Immobiles

Dafina Vidishiqi

Flet Besnik Krasniqi para ndeshjes, Prishtina – Inter: Nëse dalim në lojën tonë, nuk mund të na ndalin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...