Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Spanjë, në ditën e 7-të protesta të qeta për lirimin e reperit të burgosur

Rreth 700 persona që marshuan në qendrën e qytetit në Barcelonë hodhën sloganet “Liri për Hasel”.

Në Spanjë kaluan të qeta në ditën e 7-të protestat e filluara me kërkesën për lirimin e reperit të burgosur Pablo Hasel më 16 shkurt për shkak të një dënimi me burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestat pa leje të mbajtura me thirrjen e grupeve të majta ekstreme u zhvilluan në qytetet Barcelonë, Girona, Lleida dhe Tarragona në rajonin e Katalonjës.

Teksa protestat kryesisht në 5 ditët e para ishin me dhunë dhe vandalizëm, njoftohet se dje dhe një ditë më parë kanë kaluar më të qeta.

Rreth 700 persona që marshuan në qendrën e qytetit në Barcelonë hodhën sloganet “Liri për Hasel”.

Pasi disa prej protestuesve hodhën shishe dhe gurë nga larg ndaj automjeteve të policisë dhe një stacioni policor, forcat e sigurisë nuk ndërhynë ndaj këtyre provokimeve të vogla.

Gjithashtu një grup në Tarragona dogji fotografinë e mbretit Felipe VI.

Në protestat e mbajtura dje në mbrëmje në Katalonjë nuk pati të ndaluar, teksa në 6 ditët e para të protestave pati 106 protestues të arrestuar dhe më shumë se 90 persona përfshirë edhe policë të plagosur.

Në anën tjetër shtypi spanjoll ka shkruar se për shkak të dhunës dhe vandalizmit në protesta ka arritur në rreth 1 milion euro dëmi i shkaktuar vetëm në Barcelonë.

Hasel u dënua me 9 muaj burg për ofendim ndaj institucioneve shtetërore dhe mbretërore si dhe për lavdërim të terrorizmit me disa shprehje të përdorura në Twitter dhe në këngët e tij. Ndërsa më 16 shkurt Hasel u burgos për shkak të këtij dënimi.

Ai u dënua edhe me 2.5 vite burg për një akuzë tjetër ndaj tij me pretendimin se ka kërcënuar një dëshmitar në një gjykim.

Burgosja e reperit spanjoll shkaktoi debate për demokracinë dhe lirinë e shprehjes në vend si dhe ndarjen e mendimeve mes partnerëve të qeverisë së koalicionit të majtë.

Postime të ngjashme

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

Mianmar, forcat e sigurisë hapin zjarr, bëjnë bastisje

T E

Pronari merr peng qiraxhijtë e padëshiruar, i lidh e i hedh dhjetra km larg

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...