Spasovski: 11 Tetori është trashëgimi e vlefshme nga pjesëmarrësit në Luftën çlirimtare popullore

Shkup, 11 tetor – Me krenari dhe dinjitet e shënojmë 11 Tetorin, si një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë, si kujtesë se para 80 viteve populli maqedonas e solli vendimin e vërtetë – të inkuadrohet drejt koalicionit antifashist, duke ngritur një kryengritje si fillim të lëvizjes çlirimtare popullore, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në urim me rastin e festës shtetërore.

 

Spasovski theksoi se 11 Tetori paraqet arritje të pamohueshme në luftën për pavarësi të popullit maqedonas. Kjo është data e një kryengritje fituese, vazhdimësi e traditave të liridashësve të popullit tonë. Ai shton se kjo është një nga datat më të ndritshme në historinë e shtetit.

Ministri shtoi se falënderim i luftëtarëve, vendi ynë dha kontribut të madh në fitoren e fashizmit në Luftën e dytë botërore.

Ai shtoi se lufta antifashiste duhet të paraqesë pikë të bashkimit të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë partiake, fetare ose etnike.

Spasovski thotë se  11 Tetori është trashëgimi e vlefshme të cilën e fituam nga pjesëmarrësit në Luftën çlirimtare popullore. Para kujtimeve dhe monumenteve të cilat dëshmojnë për herozimin e tyre, ministri thotë se të gjithë ne – gjeneratat e përparme dhe të ardhshme – jemi të obliguar ta ruajmë atë përbetim.

“Tani, duke iu gëzuar lirisë dhe shtetësisë, mbesim të përkushtuar në detyrën ta ruajmë dhe zhvillojmë  atdheun tonë dhe t’i respektojmë  vlerat demokratike dhe vlerat e të gjithë popujve në vend,  në të gjitha bashkësitë që jetojnë këtu dhe e krijojnë ngjyrën e saj kulturore, pasurinë e saj bashkëkohore, ta japim edhe njëherë kontributin tonë drejt vlerave  përparuese civilizuese. Urime 11 Tetori! Të jetojë Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan ministri në urim. 

Related posts

Kurti shprehi ngushëllime për tragjedinë e ndodhur në Tetovë

D V

Ta kujtojmë Srebrenicën, tha Pendarovski

D V

UNDP dhe ambasada gjermane i dhuruan pajisje kompjuterike MPB-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More