Maqedoni

Spasovski-Angelov: Bashkëpunimi dhe partneriteti mes dy vendeve janë në linjë të rritjes

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Angel Angelov në takimin e sotëm në MPB së bashku konstatuan se bashkëpunimi dhe partneriteti i deritanishëm mes dy vendeve janë në linjë të rritjes.

Me këtë rast, u theksua mbështetja nga Bullgaria në proceset nga rëndësia e madhe për avancimin e vendit, si gjatë asocimit të plotfuqishëm në NATO, ashtu edhe rreth fillimit të negociatave aderuese me BE-në.

Siç kumtoi MP-ja, Spasovski dhe Angelov kanë biseduar edhe për rëndësinë e kryesimit të përbashkët të sivjetëm me Procesin e Berlinit, si dhe për tema nga bashkëpunimi bilateral në shumë sfera nga interesi i përbashkët mes dy shteteve dhe të ministrive të punëve të brendshme.

Bashkëbiseduesit e potencuan edhe bashkëpunimin në nivelin qeveritar dhe institucional, në kontekst të pandemisë me KOVID-19, veçanërisht lidhur me kthimin e sigurt të shtetasve tanë.

Postime të ngjashme

Zjarrfikësit e Shkupit demonstruan profesionalizëm dhe sakrificë

XH,I

Selami i pandalshëm, realizon premtimin e dhënë

T E

OEMVP – 15 vite duke mbrojtur dhe mbështetur bizneset shqiptare në Maqedoni

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...